Opozita në Shqipëri bëhet gati për protesta në shtator, Berisha: Ka prova se si u manipuluan votat e diasporës - Gazeta Express
string(108) "opozita-ne-shqiperi-behet-gati-per-protesta-ne-shtator-berisha-ka-prova-se-si-u-manipuluan-votat-e-diaspores"

Shqiperi

Gazeta Express

09/07/2025 16:40

Opozita në Shqipëri bëhet gati për protesta në shtator, Berisha: Ka prova se si u manipuluan votat e diasporës

Shqiperi

Gazeta Express

09/07/2025 16:40

Shtatori pritet të jetë një muaj i nxehtë për opozitën shqiptare. Pas mosnjohjes së zgjedhjeve të 11 majit dhe akuzave për manipulime, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar protesta kundër qeverisë dhe procesit elektoral.

Gjatë një konference për media, Berisha tha se “Shqiptarët kanë vetëm një rrugë, kanë rrugën e protestës dhe përballjes me narkoshtetin për të rifituar votën e lirë”, duke theksuar se kjo është e vetmja mundësi për të kundërshtuar, siç ai e quan, “një sistem të korruptuar që ka kapur shtetin”.

Berisha i referohet këtu problematikave të theksuara nga opozita, përfshirë atë më të fundit manipulimin e votës së diasporës gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, ka prova të reja që vërtetojnë se fletët e votimit janë dorëzuar vonë nga kompania DHL, duke u privuar kështu qytetarëve të mundësinë për të votuar. “E ka dorëzuar me 9 maj, e ka marrë me 18 prill… firmë e fortë kjo… këtë do e shohim nëse kompania ka ndonjë kinez të punësuar”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Sipas kryedemokratit, denoncimet për zgjedhjet e manipuluara u mbështetën edhe në nivel ndërkombëtar, veçanërisht nga Parlamenti Europian. “PE e vulosi, zgjedhjet nuk ishin të ndershme”, tha Berisha.

Berisha është gjithashtu i vendosur të dërgojë në gjykatë ndërkombëtare çështjen e votës së diasporës. “PD do t’i drejtohet gjykatës ndërkombëtare për procesin e votës së diasporës dhe respektimin e kontratës nga DHL”, paralajmëroi ai.

Nje koment pati dhe për aksionin e fundit në Theth për prishjene ndërtimeve pa leje. “Asnjë pëllëmbë tokë nuk është tokë e zënë, çdo pëllëmbë tokë e atyre fshatarëve është e trashëguar brez pas brezi. Nëse ata në moszbatim të ligjit në tokën e tyre kanë vendosur kabina, ata kanë bërë shkelje, por jo të ligjit për urbanistikën, sepse ligji për urbanistikën ndërtimet pa themel i konsideron ndërtime pa leje, por ndërtimet me deklarim, t’ia heqë kabinën nga livadhi dhe oborri i shtëpisë së vet, këtë e bën vetëm një shpirt kërmë.”