Opozita i mbledh nënshkrimet, kryesia nesër vendos për seancën rreth taksës - Gazeta Express
string(74) "opozita-i-mbledh-nenshkrimet-kryesia-neser-vendos-per-seancen-rreth-takses"

Opozita i mbledh nënshkrimet, kryesia nesër vendos për seancën rreth taksës

Gazeta Express

27/02/2020 16:53

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e 41 deputetëve të opozitës për thirrje të seancës së jashtëzakonshme, raporton Gazeta Express.

Nga Kuvendi kanë bërë të ditur se kryesia do të mblidhet nesër në ora 14:00, për të vendosur lidhur me kërkesën e deputetëve të opozitës.

Lexo Edhe:

AAK-ja ka mbledhur 41 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme, si pakënaqësi për vendimin që ka paralajmëruar qeveria e Kosovës, heqjen e taksës të vendosur për produktet serbe dhe boshnjake.

Deputetët siç merr vesh Express, kanë kërkuar që seanca të mbahet më së largu të hënën.