Opozita greke kërkon që qeveria në Athinë të ratifikojë memorandumet me Maqedoninë e Veriut - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

25/06/2021 11:46

Me i fundit

Opozita greke kërkon që qeveria në Athinë të ratifikojë memorandumet me Maqedoninë e Veriut

Ballina

Gazeta Express

25/06/2021 11:46

Partia kryesore e opozitës në Greqi, Syriza, i ka bërë thirrje qeverisë së Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis që të ratifikojë shpejt tre memorandume të nënshkruara midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut si pjesë e Marrëveshjes së Prespës, pas njoftimeve se Athina po shqyrton vonesat e mëtejshme të procesit, shkruan “Euroaktiv”, transmeton Portalb.mk.

“Euraktiv” thekson se twitti i Kryeministrit Zoran Zaev se ekipi kombëtar i futbollit përbëhet nga “lojtarë maqedonas, lojtarë shqiptarë, boshnjakë, etj.” […] Ata janë maqedonas […] dhe përfaqësojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut”, provokoi reagim të fortë nga qeverisja greke Demokracia e Re, e cila doli në publik me njoftimin se do të ngrinte përkohësisht ratifikimin e tre memorandumeve.

Memorandumet, të cilat kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, përshpejtimin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe kontrollin e hapësirës ajrore, janë ngrirë për më shumë se një vit dhe pritej të ratifikoheshin në korrik.

“Miratoni memorandumet në Parlament. Ndaloni së luajturi me të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe interesat evropiane në rajon dhe Ballkanin e trazuar”, tha deputeti i Syrizas Kostas Zahariades, duke shtuar se çdo vonesë rrit ndikimin e Turqisë në rajon.

Sipas Zahariades, qeveria kërkon justifikim për të shtyrë procesin për shkak të kundërshtimit nga disa deputetë të Demokracisë së Re.

Kujtojmë se Marrëveshja e Prespës u nënshkrua kur Syriza ishte në pushtet. Demokracia e Re atëkohë ishte kundër, por pasi erdhi në pushtet deklaroi se do ta respektonte pasi bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare.