“Opozita e ruajti qetësinë gjatë fushatës – Ofendimet kaluan kornizat e normales, unë isha ndi keq”, Bedri Hamza për fushatën e Vetëvendosjes - Gazeta Express
string(135) "opozita-e-ruajti-qetesine-gjate-fushates-ofendimet-kaluan-kornizat-e-normales-une-isha-ndi-keq-bedri-hamza-per-fushaten-e-vetevendosjes"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2025 21:19

“Opozita e ruajti qetësinë gjatë fushatës – Ofendimet kaluan kornizat e normales, unë isha ndi keq”, Bedri Hamza për fushatën e Vetëvendosjes

Lajme

Gazeta Express

13/02/2025 21:19

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se gjatë fushatës ofendimet kaluan kornizat e normales.

Ai ka thënë në “Pressing” të T7, se PDK nuk ra në atë nivel, duke e ruajtur konsistencën – që të merren me prezantimin e programit.

Tutje, Hamza ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë shumë probleme, për të cilat duhet të iu ofrohen zgjidhje.

“Ne kemi qëndruar në strategjinë tonë dhe jam i lumtur që e kemi ruajtur konsistencën, edhe sot me u kthy e bëjë të njëjtën rrugë”.

“Besoj që une e kam prezantu programet, i kam identifiku mirë nevojat e Kosovës, Kosova ka probleme sa dush; ekonomike, sociale, mirëqenies, infrastrukturës, diplomacisë, etj”, ka thënë ai. /Gazeta Express