Opozita e re bojkoton Kuvendin, largohet nga seanca plenare pas diskutimeve - Gazeta Express
string(74) "opozita-e-re-bojkoton-kuvendin-largohet-nga-seanca-plenare-pas-diskutimeve"

Opozita e re bojkoton Kuvendin, largohet nga seanca plenare pas diskutimeve

Gazeta Express

09/07/2020 14:57

Opozita e re është larguar sërish nga punimet e Parlamentit, për shkak të kërkesave për të mos votuar marrëveshjen e arritur mes PS-PD dhe LSI, ku nuk përfshihen listat e hapura.

Vendimi është marrë sot pas mbledhjeve që zhvilluan grupet parlamentare të opozitës së re në Kuvend.

Lexo Edhe:

Kërkesa erdhi nga Myslim Murrizi, i cili kërkoi ndërprerjen e seancës plenare duke njohuar se opozita e re do merrte një vendim për vijimin e seancës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Myslim Murrizi ka komentuar edhe tryezën trepalëshe që fillimisht e propozoi Rama, dhe më pas nga Balla në seancë, duke thënë se PS do të jetë e mirë me të dyja palët, opozitën parlamentare dhe jashtëparlamentare, por ky nuk është problemi i tyre.

Murrizi ka bërë të qartë se nuk do të votohet asnjë marrëveshje pa pranuar kërkesën e hapjes së listave.

“Ne kemi kërkuar lista të hapura, kombëtare, dhe votim 100% pa asnjë ndryshim të rekomandimeve të OSBE. Kemi kërkuar të ketë prag zgjedhor, që askush mos hipë në kurriz të kërkujt. Të numërohen votat jo nga militantë, jo nga tre parti, po 74 të tjera pse duhet të kenë besim tek ju.

Nëse juve si mazhorancë keni hapur ankand, nëse I keni dhënë fjalën jashtë kësaj salle, që do i bëni 84 vota harrojeni. Shqiptarët iu kanë dhënë 74 mandate. Me trasta në dorë, me presione e joshje, i nderuar z.Balla nuk do i bëni. Nuk mund të privoni më 5 milionë shqiptarë, o do fusni lugën në supë me krimba, o në supë që mban erë prej vitesh”, ka thënë Murrizi.