Opozita e përzë nga pushteti 12-vjeçar Benjamin Netanyahun, ky do jetë kryeministri i ri i Izraelit - Gazeta Express
string(98) "opozita-e-perze-nga-pushteti-12-vjecar-benjamin-netanyahun-ky-do-jete-kryeministri-i-ri-i-izraelit"

Opozita e përzë nga pushteti 12-vjeçar Benjamin Netanyahun, ky do jetë kryeministri i ri i Izraelit

Lajme

Gazeta Express

13/06/2021 20:06

Lideri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, Benjamin Netanyah, është dëbuar nga zyra e kryeministrit pasi u la jashtë koalicionit të rivalëve nga i gjithë spektri politik izraelit, duke i dhënë kështu fund 12 vjetëve pushtet të tij.

Udhëheqësi i opozitës, Yair Lapid, fitoi mocionin e mosbesimit në Knesset, parlamenti i Izraelit, me 60-59 ulëse, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Lapid nuk do të bëhet fillimisht kryeministër. Në vend të kësaj, sipas një marrëveshje për ndarjen e pushtetit, ish armiku i tij dhe avokati i ekstremit të djathtë, Naftali Bennett, do të kurorëzohet si udhëheqësi i vendit.

Bennett, i cili ka përjashtuar konceptin e shtetit të Palestinës dhe dëshiron që Izraeli të mbajë në kontroll të gjitha tokat, do të jetë kryeministër për dy vitet e para të një mandati katër-vjeçar përpara se t’i dorëzohet Lapid.

E vetë-përshkruar si “qeveria e ndryshimit” – përzierje e politikanëve të kundërshtuar ideologjikisht nga nacionalistët fetarë hebre – do të betohet më vonë në parlament, të dielën. /Gazeta Express/