Opozita bojkoton mbledhjen e Këshillit Politik, kërkon ekspertizën e ODIHR, PS: Vonesa artificiale - Gazeta Express
string(46) "opozita-bojkoton-mbledhjen-e-keshillit-politik"

Gazeta Express

18/09/2020 13:01

Opozita bojkoton mbledhjen e Këshillit Politik, kërkon ekspertizën e ODIHR, PS: Vonesa artificiale

Gazeta Express

18/09/2020 13:01

PD dhe LSI të përfaqësuar nga Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili, kanë vendosur të bojkotojnë mbledhjen e këshillit politik, pasi nuk ka pranuar diskutimet mbi draftin e përcjellë nga PS për kodin zgjedhor.

Përfaqësuesit e opozitës janë shprehur se do t’i drejtohen OSBE-ODIHR për asistencë lidhur me formulën e koalicioneve dhe listat e hapura, dy çështje që sipas opozitës duhet të mos thyejnë paktin e arritur mes palëve më 5 qershor.

Lexo Edhe:

Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi, u shpreh opozita kërkon ekspertizën e OSBE/ODIHR dhe kërkon që koalicionet të qëndrojnë ashtu siç janë.

Bylykbashi: Ne sollëm sot kërkesën zyrtare të opozitës për zgjidhjen e mekanizmit përmes marrëveshjes së 14 janarit, ku thuhet se kur palët nuk gjejnë zgjidhje kërkojnë një ekspertizë nga OSBE/ODIHR. PS kërkon të ndryshojë gjithçka që ka qenë gjithnjë njësoj. Kërkesa është zyrtare, ne e presim sot. I japim kohën për të reflektuar. Sapo Gjiknuri të reflektojë ne jemi këtu. Koalicionet të qendrojnë siç janë derisa të japë një rekomandim OSBE/ODIHR. Kemi bërë një kërkesë zyrtare. 14 janari është themeli i Këshillit. Në mbledhje Gjiknuri tha se nuk jemi dakord për OSBE/ODIHR.

Nëse nuk ka konsensus i drejtohemi OSBE/ODIHR. Koalicionet siç janë dhe lista 100% realisht të hapura. Këtu s’jemi në parlament që të vendosin ata!

Në dalje për median, përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri, është shprehur se opozita po nxjerr justifikime dhe se në mbledhje ka ardhur pa një draft propozim. Gjiknuri u shpreh se opozita s’mund të kërkojë ekspertizë kur ende nuk ka një produkt.

Gjiknuri: Sot PD bojkotoi këshillin politik, megjithëse ishte ajo kërkuese e mbledhjes. E bojkotoi me të njëjtat qëllime që kanë synim, të hedhin në erë këtë proces dhe të krijojnë një krizë artificiale. Stiset një debat i kot. Këtu po bëhet sikur po zihen për procedurë. ODIHR është organizate e specializuar për të dhënë mendim juridik mbi produkte konkrete. Sot ne sollëm një produkt. Është një draft që kërkon impuntin e të gjithë. Parashikon koalicionin, vota për çdo kandidat dhe mekanizmat për ndarjen e mandateve. Hajde të punojmë me një draft, koha nuk pret. Në tetor fillon KQZe re dhe duhet të përgatiten të gjitha aktet. Afati është shumë i shkurtër. Ne kemi definicion për koalicionet aty. PD do krizë artificiale dhe do ti thotë shqiptarëve që këto janë ndryshime të njëanshme. Këto janë sebepe për të justifikuar krizën e tyre të brendshme.