Operohet Rashford - Gazeta Express
string(17) "operohet-rashford"

Futboll

Gazeta Express

30/07/2021 17:05

Operohet Rashford

Futboll

Gazeta Express

30/07/2021 17:05

Sulmuesi anglez, Marcus Rashford do t’i nënshtrohet një operacioni, ka njoftuar klubi i tij, Manchester United.

Ai ka pësuar një dëmtim në shpatull dhe do t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik.

Lexo Edhe:

“Pas konsultimit midis Marcus, menaxherit, stafit mjekësor të klubit dhe specialistëve, Marcus do t’i nënshtrohet një operacioni të menjëhershëm për të zgjidhur dëmtimin e shpatullës. Ai tani do të përqëndrohet në rehabilitimin e tij në mënyrë që të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur” – thuhet në komunikatën e klubit anglez.

Rashford përfaqësoi Anglinë në Euro 2020 ndërsa skuadra e Gareth Southgate shkoi deri në finale përpara se të humbte në penallti nga Italia.

Sulmuesi bëri 64 paraqitje për klubin dhe vendin në sezonin 2020/21, por do t’i mungojë klubit në xhirot e para të sezonit të ri. /Gazeta Express/