Juventusi ka konfirmuar se Sami Khedira do t’i nënshtrohet një operacioni në gju të mërkurën.
Mesfushori gjerman ka pasur probleme me gjurin në javët e fundit dhe mungoi në barazimin e Juves 2:2 me Sassuolon, transmeton Gazeta Express.
Në një komunikatë për media, kampioni italian tregoi se testet mjekësore konfirmojnë një problem në ligamentet e gjurit të majtë të Khediras.
Khedira do të operohet të mërkurën nga profesori Ulrich Boenisch në Augsburg.
32-vjeçari i ka bërë 17 paraqitje për Juventusin këtë sezon. /Gazeta Express/