Operohet Luizi: Kur ndalova tek recepsioni për faturën, më filluan krizat - Gazeta Express
string(71) "operohet-luizi-kur-ndalova-tek-recepsioni-per-faturen-me-filluan-krizat"

Rozë

Gazeta Express

24/06/2025 12:13

Operohet Luizi: Kur ndalova tek recepsioni për faturën, më filluan krizat

Rozë

Gazeta Express

24/06/2025 12:13

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit një moment pas një ndërhyrjeje mjekësore që ka kryer në këmbë.

Në një story të publikuar në Instagram, ai shihet me fashë të madhe në këmbë, duke lënë të kuptohet se ka kaluar një operacion.

Por si gjithmonë, Luizit nuk i mungon humori. Edhe pse ndërhyrja ka qenë e qartë, ai ka treguar se dhimbjet e vërteta nuk i ka pasur gjatë procedurës… por pas saj.

“Gjatë operimit nuk kisha dhimbje, por kur ndalova tek recepsioni për faturën, aty më filluan krizat…”, shkruan ai me stilin e tij të zakonshëm plot ironi.