Operacioni supersekret, si i mori Polonia nga Britania shufrat e arit me vlerë prej 5 miliardë dollarësh - Gazeta Express
string(103) "operacioni-supersekret-si-i-mori-polonia-nga-britania-shufrat-e-arit-me-vlere-prej-5-miliarde-dollaresh"

Operacioni supersekret, si i mori Polonia nga Britania shufrat e arit me vlerë prej 5 miliardë dollarësh

Gazeta Express

03/12/2019 23:34

Polonia ka riatdhesuar një sasi të madhe ari me vlerë prej 5 miliardë dollarësh në Varshavë, në një operacion që është mbajtur shumë sekret.

Sasia e madhe e arit është transportuar nga helikopterë, avionë dhe kamionë të teknologjisë së lartë.

Lexo Edhe:

Mediat e huaja bëjnë me dije se forca të shumta policie kanë marrë pjesë në këtë operacion shumë të rëndësishëm.

Tetë fluturime u bënë netëve nga një aeroport i Londrës gjatë muajve të fundit.

Rezervat e arit të vendit janë ruajtur në Bankën e Anglisë për dekada, pasi ishin evakuuar nga Polonia në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, mes frikës se do të binin në duart e nazistëve.

Por qeveria nacionaliste e Polonisë tani ka filluar riatdhesimin e arit në mënyrë që të forcojë vendin.