Operacioni policor në Hajkobillë, arrestohen 4 të dyshuar për 3 vepra penale - Gazeta Express
string(75) "operacioni-policor-ne-hajkobille-arrestohen-4-te-dyshuar-per-3-vepra-penale"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 10:43

Operacioni policor në Hajkobillë, arrestohen 4 të dyshuar për 3 vepra penale

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 10:43

Policia e Kosovës, më 26.03.2026, me qëllim të parandalimit të aktiviteteve të kundërligjshme ka realizuar një plan taktik, me ç’rast në vijën kufitare me Serbinë, përkatësisht në rajonin e fshatit Hajkobillë, Prishtinë, janë arrestuar katër të dyshuar për “kontrabandë me mallra” , “kalim i paautorizuar i vijës kufitare”, “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve të zjarrit dhe municionit”.

Ekipet patrulluese nga stacioni policor për Mbikëqyrje të Kufirit nga DRPK – Lindja, pas një vëzhgimi disa orësh, rreth orën 18:00 kanë vërejtur lëvizjen e tre traktorëve nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Ata janë ndaluar nga zyrtarët policorë, gjersa në afërsi të vijës kufitare është hasur një sasi e konsiderueshme e druve (trupakave) të kontrabanduara nga territori i Serbisë.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, lidhur me rastin, është kryer bastisja e një shtëpie në afërsi të vijës kufitare, e cila dyshohet se është shfrytëzuar nga kontrabandistët, ku janë gjetur armë ilegale.

Lidhur me rastin janë sekuestruar provat materiale si në vijim:- 3 traktorë me tërheqje;- 3 pushkë gjuetie- 1 pushkë ajrore;- 83 fishekë të kalibrave të ndryshëm.Me autorizim të prokurorit kompetent katër personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti për procedura të mëtejme do të trajtohet nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement