Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar paraburgimin prej 1 muajsh për dy të dyshuarit, Nevzat Dinaj për veprën “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analgoe” dhe Naser Rexha i dyshuar për veprën “kultivimi i bimës së hashashit.
Të dyshuarit ishin arrestuar më 3 nëntor, sipas njoftimit të Policisë në këtë operacion i quajtur “Kalaja janë sekuestruar 100 kilogramë drogë.
Pas hetimeve fillestare, Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar paraburgim prej 1 muaji.
“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda me dt 04.11.2024 ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të panderhurve, Nevzat Dinaj dhe Naser Rexha”, thuhet në kërkesë – dokument të cilin e ka siguruar Gazeta Express.
Pas kësaj kërkese, Gjykata ka mbajtur senacë e cla është zhvilluar sot ku edhe ka caktuar paraburgimin.
Bimët janë kultivuar në oborrin e një ferme në afërsi të një shëpie në Raushiq. /Gazeta Express