“Operacioni në Iran po ecën sipas planit!”- Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Janë goditur mbi 11 mijë objektiva - Gazeta Express
string(106) "operacioni-ne-iran-po-ecen-sipas-planit-zedhenesja-e-shtepise-se-bardhe-jane-goditur-mbi-11-mije-objektiva"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 20:32

“Operacioni në Iran po ecën sipas planit!”- Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Janë goditur mbi 11 mijë objektiva

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 20:32

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se operacioni ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Iran po zhvillohet me sukses dhe në përputhje me planin e parashikuar.

Sipas saj, deri më tani janë goditur mbi 11,000 objektiva, ndërsa sulmet me raketa dhe dronë nga Irani janë ulur me rreth 90% që nga fillimi i konfliktit.

“Ushtria jonë vazhdon të shkatërrojë bazën industriale mbrojtëse të Iranit, me rreth 70% të objekteve të prodhimit të raketave, dronëve dhe pajisjeve detare të dëmtuara ose të shkatërruara,” u shpreh ajo.

Leavitt shtoi se SHBA-të kanë goditur rëndë edhe kapacitetet detare të Iranit, duke shkatërruar mbi 150 anije, përfshirë rreth 92% të mjeteve më të mëdha detare, ka transmetuar Panorama.

Ajo theksoi se këto zhvillime kanë dobësuar ndjeshëm aftësinë ushtarake të Iranit, ndërsa operacioni vijon të jetë në fokus të strategjisë amerikane në rajon.

Advertisement
Advertisement
Advertisement