Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dhënë detaje për një operacion të zhvilluar në Prishtinë, ku janë arrestuar tre persona për ‘’Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paaautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Në komunikatën e saj, Prokuroria ka bërë të ditur edhe se, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë sekuestruar para, telefona, fishekë e kokainë.
Komunikata:
Prishtinë, 01 Maj 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se në kuadër të operacioneve të vazhdueshme për luftimin e shpërndarjes së narkotikëve, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e shtetit në zbatimin e masave të veqanta hetimore në rrugën ‘’Vatra’’ Tophane në Prishtinë, kanë arrestuar tre (3) persona për vepër penale ‘’Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paaautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ nga neni 267 të KPRK-së, dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ bazuar nga neni 269 i KPRK-së, si dhe një (1) person i dyshuar gjendet ende në arrati .
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë sekuestruar si dëshmi si në vijim:
– Një (1) sasi e narkotikut të dyshuar për Kokainë me peshë 4.9 gram.
-Një sasi e parave të valutave të huaja.
-Peshore të vogël digjitale për matje të peshave të vogla me mbetje narkotikut.
-Shtatëmbëdhjetë (17) qese të vogla me narkotikë të dyshuar të llojit Kokainë me peshë të
përgjithshme prej 4.4 gram.
-Dy (2) qese me narkotikë të dyshuar të llojit Kokainë me peshë të përgjithshme 45.9 gram.
-Shtatë (7) qese me narkotik të dyshuar të llojit Kokainë me peshë përgjithshme 1.7 gram.
-Dy (2) telefona celular njëri i tipit Iphone 16 dhe një i tipit Samsung .
Tri (3) qese me narkotik të dyshuar të llojit Kokainë me peshë totale 10.8 gram.
-Nëntë (9) fishek.
Prokurori i shtetit në përputhje me afatin ligjor do të parashtron kërkesën për caktimin e masës së
paraburgimit ndaj të pandehurëve.
Hetimet do të vijojnë deri në zbardhjen e plotë të veprave penale.