string(84) "operacioni-dritarja-arrestohen-tre-te-dyshuar-per-trafikim-me-narkotike-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 9:25

Operacioni “Dritarja”, arrestohen tre të dyshuar për trafikim me narkotikë në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 9:25

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është zhvilluar operacioni policor “Dritarja”, gjatë së cilit janë arrestuar tre persona dhe është konfiskuar sasi e kokainës.

Policia thotë se edhe një i dyshuar është në arrati.

“Fillimisht është arrestuar i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar), të cilit i janë gjetur 0.44 gr substancë që dyshohet të jetë kokainë. Pastaj, hetuesit e DHTN-së, të mbështetur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, kanë kryer kontrolle në një shtëpi, ku janë gjetur dhe sekuestruar provat: rreth 56.9 gr substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, para (euro dhe valuta të shteteve të ndryshme) dhe dëshmi tjera që do të përdorën në procedurë të mëtejme gjyqësore. Policia ka kryer kontrolle edhe në një shtëpi tjetër, ku janë gjetur edhe 10.8 gr substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, dy peshore, nëntë fishekë etj. Gjatë operacionit policor janë arrestuar, pos të dyshuarit të lartcekur edhe: K.A., (viti i lindjes 200, mashkull kosovar) dhe S.S., (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar), po ashtu policia ka njohuri edhe për një të dyshuar tjetër që është në arrati.”

Pas intervistimit, dy nga të dyshuarit ,K.A. dhe S.S., me aktvendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.