Operacioni antidrogë “Check point”, arrestohet blerësi dhe tregtari i lëndës narkotike - Gazeta Express
string(83) "operacioni-antidroge-check-point-arrestohet-bleresi-dhe-tregtari-i-lendes-narkotike"

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2025 15:43

Operacioni antidrogë “Check point”, arrestohet blerësi dhe tregtari i lëndës narkotike

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2025 15:43

Është finalizuar këtë të hënë operacioni policor antidrogë i koduar “Check point”.

Një 29-vjeçar është kapur në flagrancë duke i shitur lëndë të dyshuar narkotike kokaine një personi tjetër, i cili gjithashtu është arrestuar.

Blerësi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas njoftimit zyrtar është sekuestruar një sasi kokaine, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e saj, një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme, që i posedonte 29-vjeçari.

NJOFTIMI:

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Check point”.   

Gjatë operacionit, në rrugën “Anton Lufi”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin A. A. duke i shitur një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokaine, shtetasit S. Xh.   

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi S. Xh. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. A. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave,  një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan shtetasit A. A., 29 vjeç dhe S. Xh., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.