Operacioni anti-drogë në Elbasan, një nga të arrestuarit dërgohet në spital - Gazeta Express
string(74) "operacioni-anti-droge-ne-elbasan-nje-nga-te-arrestuarit-dergohet-ne-spital"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 14:52

Operacioni anti-drogë në Elbasan, një nga të arrestuarit dërgohet në spital

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 14:52

Njëri nga 30 personat e arrestuar në Elbasan gjatë operacionit anti-drogë në këtë qark, është ndjerë keq gjatë qëndrimit në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Elbasan.

Identiteti i tij nuk dihet për momentin, por mësohet se i arrestuari në fjalë ka shfaqur shqetësime. Nuk dihet konkretisht se çfarë simptomash ka patur. Megjithatë, policia lajmëroi ambulancën për të shkuar në ambientet e drejtorisë. Prej andej u dërgua në spital nën shoqërinë e forcave policore.

Gjatë operacionit të sotëm në qarkun e Elbasanit, u arrestuan 30 persona nga 39 masa sigurie në total. Aksioni kishte të bënte me goditjen e shpërndarësve të drogës.