Operacion policor në tri lokacione në Vushtrri, katër të arrestuar - Gazeta Express
string(65) "operacion-policor-ne-tri-lokacione-ne-vushtrri-kater-te-arrestuar"

Lajme

Gazeta Express

21/09/2025 9:28

Operacion policor në tri lokacione në Vushtrri, katër të arrestuar

Lajme

Gazeta Express

21/09/2025 9:28

Prokuroria në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët për një operacion policor në tri lokacione në Vushtrri, gjatë të cilit janë arrestuar katër persona.

Tre persona dyshohen për “Detyrim”, ndërsa një ka qenë në arrati për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria”.

Katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa operacioni po vazhdon ende.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka bërë realizimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë – dega Vushtrri për kontrollin e shtëpive të katër (4) personave të dyshuar, ku që nga orët e hershme të mëngjesit janë kontrolluar gjithsej tri (3) lokacione, dy (2) në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe një (1) lokacioni në qytetin e Vushtrrisë.

Nga ky operacion policor janë arrestuar tre (3) persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Detyrimi”, si dhe një (1) person i cili ka qenë në arrati për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria“.

Me vendim të prokurorit, katër (4) të pandehurit ndalohen për 48 orë, ndërkaq operacioni është duke vazhduar.