Operacion policor në Shtime, Lipjan e Drenas – Arrestohen pesë persona, sekuestrohen armë, fishekë e telefona - Gazeta Express
string(104) "operacion-policor-ne-shtime-lipjan-e-drenas-arrestohen-pese-persona-sekuestrohen-arme-fisheke-e-telefona"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 16:00

Operacion policor në Shtime, Lipjan e Drenas – Arrestohen pesë persona, sekuestrohen armë, fishekë e telefona

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 16:00

Gjatë ditës së sotme është realizuar një operacion në Shtime, Lipjan e Drenas, i cili ka përfunduar me pesë persona të arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës theksohet se, operacioni është zhvilluar pas dyshimeve për përfshirjen e të dyshuarve në veprat penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, transmeton Gazeta Express.

Po ashtu, aty bëhet e ditur se gjatë operacioni janë kontrolluar pesë lokacione të ndryshme.

Më tej, nga Policia bëhet e ditur se janë sekuestruar një AK-47, pushkë e gjatë me dylbi,  pushkë e gjuetisë, revole, 116 fishekë të kalibrave të ndryshëm, fishekë me gaz,   pushkë ajrore, e telefona.

Komunikatë:

Arrestohen pesë persona të dyshuar gjatë një operacioni policor për ‘armëmbajtje pa leje’

Prishtinë, 16 shtator 2025

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në vazhdën e angazhimeve operacionale dhe pas zhvillimit të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë kompetente me datën 16.09.2025 ka realizuar një operacion policor në Shtime, Lipjan dhe Drenas, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar meshkuj kosovarë.

Operacioni policor është zhvilluar pas dyshimeve të bazuara për përfshirje të të dyshuarve të lartcekur në veprat penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ nga neni 364 i KPRK-së, dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 i KPRK-së, ku me urdhër të gjyqtarit kompetent janë kontrolluar pesë (5) lokacione të ndryshme , në shtëpitë dhe objektet  përcjellëse të personave të dyshuar, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi materiale si:

• 1 AK-47,

• 1 pushkë e gjatë me dylbi,

• 1 pushkë e gjuetisë,

• 1 revole,

• 116 fishekë të kalibrave të ndryshëm,

• 8 fishekë me gaz,

• 2 pushkë ajrore,

• 5 telefona.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë (5)  të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë.