Operacion kundër krimit kibernetik i koordinuar nga EUROPOL, në Vushtrri, Obiliq e Ferizaj: Ndalohen, A.R., A.K. dhe R.H - Gazeta Express
string(113) "operacion-kunder-krimit-kibernetik-i-koordinuar-nga-europol-ne-vushtrri-obiliq-e-ferizaj-ndalohen-a-r-a-k-dhe-r-h"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 18:25

Operacion kundër krimit kibernetik i koordinuar nga EUROPOL, në Vushtrri, Obiliq e Ferizaj: Ndalohen, A.R., A.K. dhe R.H

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 18:25

Një operacion kundër krimit kibernetik, i koordinuar nga EUROPOL, në të cilin kanë marrë pjesë disa shtete të botës, përfshirë Republikën e Kosovës, në vendin tonë ka rezultuar me arrestimin e tre personave, njofton policia.

Operacioni në Kosovë, “është zhvilluar të martën më 03 mars 2026, nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në tri lokacione: Vushtrri, Obiliq dhe Ferizaj.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë ndaluar për  48 orë personat: A.R., A.K. dhe R.H., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Hyrja e paautorizuar në sistem kompjuterik” dhe “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve””, thuhet në njoftim.

Sipas hetimeve, të dyshuarit, “gjatë periudhës 2023–2025 duke shfrytëzuar njohuritë e tyre teknologjike dhe duke vepruar nën nofka dhe emra të rremë, kanë siguruar në mënyra të kundërligjshme të dhëna personale, financiare dhe kredenciale. Këto të dhëna më pas janë publikuar në platformën online “LEAKBASE.IO”, me qëllim shitjen dhe përfitimin material, si dhe duke u mundësuar personave të paautorizuar përdorimin e tyre për qëllime kriminale”, vijon njoftimi.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar këto gjëra për të cilat jepen detaje në postimin e plotë të PK-së:

Advertisement
Advertisement
Advertisement