Operacion i madh antidrogë në Elbasan, 40 të arrestuar, sekuestrohen dhe armë - Gazeta Express
string(75) "operacion-i-madh-antidroge-ne-elbasan-40-te-arrestuar-sekuestrohen-dhe-arme"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 8:01

Operacion i madh antidrogë në Elbasan, 40 të arrestuar, sekuestrohen dhe armë

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 8:01

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar gjatë natës në qytetin e Elbasanit.

Forcat e shumta të policisë kanë ushtruar kontrolle në disa banesa, ku, sipas burimeve paraprake jozyrtare, mësohet se janë arrestuar rreth 40 persona.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar armë zjarri dhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Ndërkohë, pritet që institucionet ligjzbatuese të publikojnë një njoftim zyrtar mbi rezultatet e plota të këtij operacioni.