Autoritetet belge kanë zhvilluar së fundmi një operacion antidrogë ku kanë zbuluar 3 plantacione me marijuanë. Mësohet se në këto plantacione janë zbuluar rreth 1700 bimë marijuane. Më tej raportohet se bimët u gjetën në Liège dhe Sprimont të Belgjikës.
Zyra e prokurorit publik të Lièges në një deklaratë për shtyp të premten në mëngjes u shpreh se 5 persona u arrestuan. Të arrestuarti mësohet se janë me shtetësi shqiptare. Pesë kontrolle u kryen të enjten në Liège dhe Sprimont si pjesë e një rasti të prodhimit të drogës i hapur në fund të vitit 2024 nga hetuesit nga zona e policisë lokale Secova.
“Tre plantacione aktive u çmontuan, në total rreth 1700 bimë. Pesë persona me origjinë shqiptare u arrestuan” tha zyra e prokurorit të Liege në një deklaratë. Gjithashtu janë sekuestruar tre automjete, rreth 5000 euro, lëndë narkotike dhe materiale ambalazhimi.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...