Opera e Kosovës sjell promovim libri dhe koncert - Gazeta Express
string(48) "opera-e-kosoves-sjell-promovim-libri-dhe-koncert"

Arte

Gazeta Express

19/02/2025 15:43

Opera e Kosovës sjell promovim libri dhe koncert

Arte

Gazeta Express

19/02/2025 15:43

Opera e Kosovës, shënon një moment të rëndësishëm në kuadër të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke sjellë në vëmendje muzikën popullore lirike shqiptare në një format të veçantë.

Duke filluar me promovimin e librit “14 këngë popullore shqiptare” për kuintet tunxhi dhe zë, me autor dirigjentin dhe orkestruesin e mirënjohur nga Shqipëria Edmond Doko, për të vazhduar më pas me një koncert dhe program artistik nën interpretimet e solistëve nga Kosova Liridon Sadriu (tenor) dhe Elona Sadiku (mexosoprano), të shoqëruar nga Albanian Brass Quintet nga Shqipëria dhe me pjesëmarrjen si mysafir të ansamblit vokal (Okteti Plus) nga Kosova.

Një kombinim i tillë i muzikës tradicionale me një qasje të re instrumentale dhe vokale, pritet të sjellë një përvojë artistike të veçantë për publikun.

Ky aktivitet mbahet më 20 shkurt (e enjte) pranë Modelariumit të fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00, dhe i njëjti aktivitet do të realizohet e përsëritet edhe në Tiranë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement