Institucioni i Operës së Kosovës prezanton koncertin me titull “Kosova në Tinguj”, i cili do të mbahet të enjten, më 26 qershor 2025, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, me fillim nga ora 18:00.
Ky koncert është konceptuar si një përkushtim ndaj krijimtarisë së kompozitorëve shqiptarë, duke sjellë në vëmendje vlera të qëndrueshme të muzikës sonë përmes përpunimeve për zë dhe orkestër harkore.
Nën drejtimin e maestro Edon Ramadani, në skenë do të ngjiten sopranot: Adelina Paloja, Kaltrina Miftari dhe Zana Abazi Ramadani.
Programi pasurohet më tej me interpretimet solistike të dy instrumentistëve të dalluar: Ëmbla Dana (flaut) dhe Lum Haxhijakupi (klarinetë).
Koncerti paraqet një vazhdimësi të angazhimit të Operës së Kosovës në promovimin e repertorit kombëtar.