Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel u shpreh se ai vetë personalisht e mbështet nismën e Ballkanit të Hapur.
Teksa i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, presidenti i KiE deklaroi se uron që të gjitha shtetet e rajonit të bashkohen me këtë nismë në mënyrë që të krijohet një lloj inteligjence kolektive.
Pjesë nga konferenca:
Qëndrimi ndaj Open Ballkan?
Presidenti i KE: Në vend ka padurim për këtë çështje, për të kaluar këtë pengesë e për të nisur sa më shpejt negociatat.
Ja kam thënë kryeministrit, do kemi një mbledhje të fundit të presidencës franceze për të zgjidhur këtë situatë. Shpresoj me gjithë zemër që në javën e parafundit të qershorit ta bëjmë këtë gjë.
Pozita e kryeministrit është plotësisht e arsyeshme lidhur me këtë. Sa i përket ‘Open Ballkan’ unë personalisht e mbështes dhe uroj që të gjithë ti bashkohemi kësaj nisme, se sa më shumë të jenë aq më të mëdha do jenë mundësitë për të forcuar ekonominë dhe afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE, me paketat financiare.