"Open Balkan", Rama në OKB: Në të ardhmen mund të përfshihen edhe Turqia e Greqia - Gazeta Express
string(77) "open-balkan-rama-ne-okb-ne-te-ardhmen-mund-te-perfshihen-edhe-turqia-e-greqia"

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2022 18:26

“Open Balkan”, Rama në OKB: Në të ardhmen mund të përfshihen edhe Turqia e Greqia

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2022 18:26

Kryeministri Edi Rama teksa foli në Asamblenë e OKB-së është ndalur të flasë për nismën “Open Balkan” duke u shprehur se rruga e bashkëpunimit të ngushtë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është e vetmja që të çon përpara.

Nga foltorja e OKB, Rama ka ftuar edhe një herë vendet e Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen nismës, duke nisur nga Mali i Zi, Kosova, Bosnja & Hecegovina, por po ashtu në këtë nismë ka ftuar edhe Greqinë e Turqinë.

Lexo Edhe:

“Në rajonin e Ballkanit Perëndimor bashkëpunojmë së bashku me një sipërmarrje të përbashkët me interesat tona specifike, kjo na bëri bashkë me RMV në dhe Serbinë për të krijuar një platformë të hapur edhe për vendet e tjera të Ballkanit por edhe më tej. Mesazhi i Ballkanit të Hapur është që nuk është e nevojshme të biesh dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët e për të parë drejt së ardhmes. Duke forcuar marrëdhëniet me Serbinë për të nxitur bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria nuk do të lëvizë në njohjen e Kosovës. Është Koha që Serbia dhe Kosova të punojnë për një marrëveshje të mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-ja. Dialogu është mënyra e vetme dhe jam i bindur se Ballkani i Hapur do e ndihmojë këtë proces”, u shpreh Rama.

/Gazeta Express