OnePlus prezanton telefonin e ri i cili nuk mbështetet nga Inteligjenca Artificiale - Gazeta Express
string(83) "oneplus-prezanton-telefonin-e-ri-i-cili-nuk-mbeshtetet-nga-inteligjenca-artificiale"

AutoTech

Gazeta Express

23/02/2024 21:39

OnePlus prezanton telefonin e ri i cili nuk mbështetet nga Inteligjenca Artificiale

AutoTech

Gazeta Express

23/02/2024 21:39

OnePlus ka prezantuar telefonin e ri OnePlus 12 i cili vjen me një pamje të mirë, dhe performancë të shpejtë, por pa mjetet e shumëpërfolura të Inteligjencës Artificiale (Al).

Ky telefon i cili tingëllon si një model i vitit 2020, mund të tërheqë këdo që kërkon një përvojë “pa rrëmujë”, pra pa mjete shumë të avancuara si ato me Al.

Lexo Edhe:

Dizajni i modelit të ri është shumë i ngjashëm me OnePlus 11 të vitit 2023. Me një ekran OLED të lëmuar dhe të ndritshëm, OnePlus 12 funksionon me çipin Qualcomm Snapdragon 8 Gen 3, çip ky jashtëzakonisht i fuqishëm.

OnePlus 12 karikohet shpejt duke arritur 100 për qind në më pak se 30 minuta me karikuesin 100 W, dhe përdor OxygenOS 14, i cili është një version i modifikuar i softuerit më të fundit Android 14, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në përgjithësi, ka një sasi të mirë opsionesh personalizimi, por i mungojnë mjetet e Al të cilat janë bërë shtyllë kryesore e rivalëve tjerë të tij. Pra, ky model nuk ka asnjë redaktim të avancuar të fotografive, dhe asnjë gjenerues me Al.

OnePlus 12 ka një kamerë kryesore 50 megapikselë e aftë për të prodhuar imazhe të bukura. Në përgjithësi sistemi i kamerës është i fortë, por ka më shumë vështirësi në ambiente të mbyllura, me dritë të zbehtë, dhe skena me kontrast të lartë.

Çmimi fillestar për këtë model është 969 euro.