string(50) "onana-e-merr-pergjegjesine-per-humbjen-nga-bayerni"

Futboll

Gazeta Express

21/09/2023 9:28

Onana e merr përgjegjësinë për humbjen nga Bayerni

Futboll

Gazeta Express

21/09/2023 9:28

Andre Onana e ka marrë përgjegjësinë për humbjen e mbrëmshme të Manchester Unitedit nga Bayern Munichu.

Portieri i “Djajve të Kuq” e bëri një gabim trashanik tek goli i parë i gjigantit bavarez, të cilin e realizoi Leroy Sane, shkruan “Gazeta Express”.

“Ne po shkonim mjaft mirë. Por, pas gabimit tim ne e humbëm kontrollin e lojës. Unë jam ai që e rrëzova ekipin përtokë. Natyrisht, është faji im”, deklaroi fillimisht ish-portieri i Ajaxit dhe i Interit.

“Është përgjegjësi e imja, për fajin tim ne nuk fituam . Unë duhet të mësoj nga kjo, për të tashmen dhe për të ardhmen”, vazhdoi ai.

“Kam shumë gjëra për t’i shfaqur, sepse, të jem i sinqertë, fillimi im në Manchester United nuk është dhe aq i mirë deri tash”, përfundoi Onana.

Bayerni fitoi në fund me rezultat 4:3, ndërsa portieri afrikan ishte fytyra tragjike e lojës. /Gazeta Express/