OMK njofton për vdekjen e mjekut kosovar Salih Bytyçi - Gazeta Express
string(53) "omk-njofton-per-vdekjen-e-mjekut-kosovar-salih-bytyci"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 16:23

OMK njofton për vdekjen e mjekut kosovar Salih Bytyçi

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 16:23

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar për vdekjen e mjekut Salih Bytyçi. Ai kishte të kryera studimet për Mjekësi të Përgjithshme dhe kishte specializuar në Mjekësi të Punës.

“Dr. Bytyçi, për vite me rradhë u shërbeu qytetarëve të Suharekës në lëminë përkatëse. Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, ka njoftuar Oda e Mjekëve.

Salih Bytyçi ka ndërruar jetë më 16 shtator 2025.