Olympiacos e eliminon Arsenalin me një gol në fund të ndeshjes pas 120 minutave lojë - Gazeta Express
string(84) "olympiacos-e-eliminon-arsenalin-me-nje-gol-ne-fund-te-ndeshjes-pas-120-minutave-loje"

Gazeta Express

27/02/2020 23:40

Olympiacos e eliminon Arsenalin me një gol në fund të ndeshjes pas 120 minutave lojë

Gazeta Express

27/02/2020 23:40

Olympiacos e ka shokuar Arsenalin në ‘Emirates’, duke e eliminuar për të zënë një vend në mesin e 32 skuadrave më të mira në Europa League.

‘Topçinjtë’ janë shokuar në ‘Emirates’. Olympiacos, pas 120 minutave lojë, ka arritur të marrë fitore në stadiumin Emirates, duke e mposhtur 2-1 Arsenalin.

Lexo Edhe:

90 minuta të kohës së rregull përfunduan 0-1 në të mirë të mysafirëve dhe për shkak të fitores së Arsenalit 1-0 në takimin e parë, kjo sfidë u desh të shkojë në vazhdime.

30 minuta vazhdime ishin te çmendura, me shumë emocione.

Arsenali arriti të shënojë në minutën e 113-të me sulmuesin Aubameyang për rezultatin 1-1, rezultat që do t’i dërgonte tutje ‘Topçinjtë’.

Por, në minutën e 120’, El Arabi shokoi vendasit duke shënuar për 2-1 dhe golin e kualifikimit në fazën tjetër të Europa League, për ta eliominuar Arsenalin.

Ekipi i Artetës tani do të ishte në mesin e 32 më të mirave nëse në minutën e 123, Aubameuang do të kishte shënuar nga një pozitë e lehtë, i vetëm përballë portierit, ai erdhi me huqjen e vitit, që i kushtoi Arsenalit me eliminim. /Gazeta Express/