Oltës dhe Amosit i del punë me Arbër Hajdarin - Gazeta Express
string(45) "oltes-dhe-amosit-i-del-pune-me-arber-hajdarin"

TV/Film

Gazeta Express

05/01/2023 0:28

Oltës dhe Amosit i del punë me Arbër Hajdarin

TV/Film

Gazeta Express

05/01/2023 0:28

Olta Gixhari ka marrë një vëmendje të madhe mbrëmjen e djeshme me deklaratat e saj gjatë “prime”-t të BBV Albania. Mirëpo, duket se ajo ende i mban inat opinionistit Arbër Hajdari.

Jo vetëm kaq por ajo thotë se opinionet e Arbrit janë histori të sajuara.

Lexo Edhe:

Olta: Olta ka folur kundra Gentit dhe ka ngritur komplote’. Nuk është fare e vërtetë”.

Amos: Kjo është budallallëk. Këto opinionistët sido të jetë, duhet ta blejnë abonimin dhe ta shohin 24 orë që kur të vijnë këtu të japin mend”.

Olta: Ose dorëzo çelësat Arbër! Dorëzo çelësat dhe ik nëse nuk e bën dot”.

Mbrëmja e djeshme e “Big Brother Vip Albania” ka rezervuar debate të shumta. Të gjithë banorët janë përballur me sjelljet e tyre të bëra gjatë javës në shtëpi, ku duhet thënë kanë mbizotëruar sharjet dhe ofendimet mes njëri-tjetrit. Në një moment Arbri i është drejtuar Olta Gixharit duke i thënë që bën “zhurmuesen”.

Ky “epitet” nuk i ka pëlqyer aspak aktores, e cila e ka konsideruar si bullizëm.