Olta Gixhari në pritje të ëmbël, zbulohen detaje nga shtatzënia e aktores shqiptare - Gazeta Express
string(82) "olta-gixhari-ne-pritje-te-embel-zbulohen-detaje-nga-shtatzenia-e-aktores-shqiptare"

Olta Gixhari në pritje të ëmbël, zbulohen detaje nga shtatzënia e aktores shqiptare

Gazeta Express

15/05/2020 15:46

Olta Gixhari është shtatzënë. Biondja bombë e kinemasë dhe teatrit shqiptar, që prej kohësh ka nisur një jetë të re në Spanjë do të bëhet nënë.

Burime për ‘revistawho.com’ bëjnë me dije se Gixhari i ka kaluar tashmë javët e rrezikut, por shtatzëninë ka zgjedhur ta mbajë vetë jashtë vëmendjes së medias.

Lexo Edhe:

E angazhuar së fundmi në biznes dhe lumturisht e dashuruar me partnerin e saj, Olta Gixhari do të bëhet për herë të parë mama brenda pak muajsh.

Zërat që qarkullojnë prej kohësh për një shtatzëni të mundshme u konfirmuan sot nga dy miqtë e saj të ngushtë Olti Curri dhe Eni Shehu, të cilët përmes një story në instagram e kanë ngacmuar Gixharin mbi ardhjen në jetë të fëmijës.