Aktorja e njohur Olta Gixhari, e cila jeton prej kohësh në Spanjë, u bë nënë për herë të parë me datë 21 Gusht. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Amar.
Së fundmi, Olta ka ndarë foton më të ëmbël pranë tij. Në foton në fjalë ajo ka vendosur biberonin e të voglit si unazë në gisht dhe shkruan se i ka thënë “Po” përgjithmonë.
“Dhe thashë “Po” përgjithmonë”, ka shkruar Olta krahas fotos ku shfaqet me të voglin, portretin e të cilit nuk e ka zbuluar ende.