Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsi Çela, ka shprehur rezerva të forta ndaj projekt-draftit të ri të Kodit Penal, duke kritikuar mungesën e një analize paraprake dhe përjashtimin e prokurorisë nga grupi i punës që e hartoi atë.
“Nuk kemi pasur një përfaqësues në grupin e punës. Produkti na është paraqitur pa një analizë të qartë mbi arsyet pse kodi aktual nuk funksionon. Kjo dëmton seriozisht cilësinë e procesit,” deklaroi Çela në një dalje për mediat.
Ai paralajmëroi se drafti i ri është i ngarkuar, me dispozita të paqarta dhe teknikisht kompleks, çka sipas tij do të krijojë vështirësi në përvetësimin nga magjistratët dhe ngadalësim të proceseve gjyqësore. Çela shtoi se çdo ndryshim duhet të mbështetet në një analizë të mirëfilltë, duke u ndërtuar mbi baza të qarta dhe të konsultuara gjerësisht.
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...