Gazetari Parim Olluri, konsideron se Lëvizja Vetëvendosje po i trajton bashkëatdhetarët në diasporë si njerëz “të dorës së dytë”, duke iu thënë se ata munden me votu edhe nëpër kafeteri.
Sipas Ollurit, “realiteti këtu është që më së paku diasporën është duke e dashtë Vetëvendosja”, tha Olluri në Pressing.
Ai shtoi se “diaspora është dashtë me mendu se çka ka bo z.Kurti gjatë pesë vite qeverisje për diasporën”.
Olluri tha se dy ministrat, Rifat Latifi e Armend Mehaj, nga diaspora i ka “përzënë”.
Video:
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...