Olluri thotë se Kurti po tallet me qytetarët: Arsye e bollshme me u mbledhë 100 mijë veta - Gazeta Express
string(88) "olluri-thote-se-kurti-po-tallet-me-qytetaret-arsye-e-bollshme-me-u-mbledhe-100-mije-veta"

Lajme

Gazeta Express

03/02/2026 21:36

Olluri thotë se Kurti po tallet me qytetarët: Arsye e bollshme me u mbledhë 100 mijë veta

Lajme

Gazeta Express

03/02/2026 21:36

Gazetari Parim Olluri tha se deklarata e kryeministrit Kurti për çështjen e ngrohjeve në shtëpitë e familjeve kosovare, “është ofendim brutal”.

Olluri në Presssing në T7 tha; “Deklarata e Kurtit është arsye e bollshme me dalë në shesh 100 mijë veta. Aty e sheh kryeministri tu i portretizu njerëzit që i udhëheqë si njerëz të budallëm. Po ju thotë qytetarëve që ju s’dini as nxemjet e juve me i menaxhu, ju lëshoni më nxehtë më shumë sesa që duhet…”, tha Olluri në Pressing.

Sipas tij, “ky është ofendim brutal”.

“Po thotë ju nuk dini sa me lëshu nxemjen…Ky nuk e ka provu me rritë fëmijën në Kosovë”, u shpreh ai.

Video:

Advertisement
Advertisement
Advertisement