Olluri pas përplasjes me Krakin: Keqardhje ndaj publikut – Për shkak të gjuhës polarizuese që e kanë akterët e VV-së shohin pamje të tilla - Gazeta Express
string(135) "olluri-pas-perplasjes-me-krakin-keqardhje-ndaj-publikut-per-shkak-te-gjuhes-polarizuese-qe-e-kane-akteret-e-vv-se-shohin-pamje-te-tilla"

Lajme

Gazeta Express

11/11/2025 22:23

Olluri pas përplasjes me Krakin: Keqardhje ndaj publikut – Për shkak të gjuhës polarizuese që e kanë akterët e VV-së shohin pamje të tilla

Lajme

Gazeta Express

11/11/2025 22:23

Është rikthyer pas një pauze disaminutëshe në debatin Pressing në T7, gazetari Parim Olluri, pas një përplasje që pati me deputetin  Nezir Kraki.

Me t’u rikthyer në debat, para se të shpjegonte analizën e tij mbi dyshimet për keqpërdorim votash në Mitrovicën Jugore, Olluri tha se ndjen keqardhje ndaj publikut për atë se çfarë ndodhi mes tij e Krakit në Pressing. Por, shtoi se kjo ka ndodhë “për shkak të gjuhës fyese e polarizuese të akterëve të VV-së”.

“Fillimisht ndjej keqardhje ndaj publikut që për shkak të gjuhës polarizuese dhe fyese të akterëve të VV-së, sot shohin pamje që nuk është mirë me i pa. Më vjen keq prej publikut që i kanë pa këto pamje”, tha Olluri në Pressing, transmeton Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement