Olluri - Hamzës: Nëse mundeni nga një analfabet, a tërhiqeni nga politika? - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

22/09/2021 21:49

Olluri – Hamzës: Nëse mundeni nga një analfabet, a tërhiqeni nga politika?

Lajme

Gazeta Express

22/09/2021 21:49

Gazetari Parim Olluri ka folur për garën për kryetar të Mitrovicës. Thotë se atje Bedri Hamza kandidat i PDK’së dhe kryetari aktual Agim Bahtiri, i cili po kërkon mandatin e tretë janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri tjetri.

“Bahtiri flet për gjëra që nuk flet Hamza, flet për mbledhje të Këshillit të Sigurisë Publike pas ndërhyrjes së ROSU në Jarinje e Këshilli i Sigurisë në Mitrovicë të Jugut nuk lidhet me Jarinje asgjë. Janë shumë të ndryshëm me njëri-tjetrin. S’di qysh kish mujt me u bo një debat në mes të këtyre dyve. Janë shumë larg njëri-tjetrit”, thotë Olluri.

Lexo Edhe:

“E rëndësishmja në sytë e publikut është fakti se njëri përshkruhet si ekspert i ekonomisë ndërsa tjetri më shumë përshkruhet si analfabet dhe si biznesmen jo dhe aq i suksesshëm nga njerëzit që e njohin për afër. Pyetja jem për Hamzën është më direkte: Nëse ju e humbi garën nga një profil i një personi që përshkruhet nga rrethi i tij i ngushtë si analfabet a do ta lini politikën?”, e pyeti Olluri kandidatin e PDK’së.

Hamza u përgjigj duke u shpreh optimist në fitore.

“Është pyetje direkte por do të jem i sinqertë dhe shumë direkt. Unë kam hy në garë me një vendim racional, të menduar, jam i nderuar që jam kandidat për kryetar të Mitrovicës, jam i nderuar prej të gjithë atyre që i kanë krijuar pritjet që unë me qenë kandidat për kryetar të Mitrovicës. Secili fillim e ka një fund, edhe politika e ka një fund. S’e kam prit këtë pyetje por përgjigja është kjo: Unë i nënshtrohem vullnetit të sovranit që në këtë rast është vota e qytetarit të Mitrovicës. Unë besoj në fitore, gjasat janë që me fituar. Fryma është e mirë. Të tjerët thirren në shifra, nëse duan i kanë sondazhet, le ‘ti publikojnë. Unë jam i bindur në fitore. Nëse unë nuk fitojë atëherë normalisht do të ulem do të reflektojë me qetësi dhe do të shoh se cili do të jetë vendimi im racional”, shpjegoi Hamza.