Olenik: Rënia e Dodik është edhe rënie e Vuçiqit në BeH e në rajon - Gazeta Express
string(65) "olenik-renia-e-dodik-eshte-edhe-renie-e-vuciqit-ne-beh-e-ne-rajon"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 8:30

Olenik: Rënia e Dodik është edhe rënie e Vuçiqit në BeH e në rajon

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 8:30

Reagimet më të zhurmshme ndaj heqjes së mandatit të Presidentit të RS-së, Milorad Dodik, po vijnë, siç pritej, nga udhëheqja e Serbisë.

Aleksandar Olenik, avokat dhe nënkryetar i Lidhjes së Social Demokratëve, foli për Dnevnik 3 të Televizionit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Rënia politike e Milorad Dodik është rënia e ndikimit të Aleksandar Vuçiç në Bosnjë dhe Hercegovinë, por edhe në rajon, beson ai.

“Ata tani po përpiqen të zvogëlojnë dëmin që kanë pësuar tashmë dhe po përpiqen ta bëjnë këtë me këtë lloj propagande. Në thelb, nuk ka aftësi serioze politike për të bërë diçka konkrete për këto pozicione” – është kategorik Oleniku.

Ai vlerësoi se “Vuçiqi nuk ka më mbështetje të shumicës në Serbi, ai nuk është më legjitim, dhe për këtë arsye aleatët e tij në rajon, të cilët kanë edhe më pak mbështetje në Bosnjë dhe Hercegovinë, kanë edhe më pak legjitimitet”.

“Vuçiqi, regjimi i tij dhe ata që ai ka emëruar në rajon po humbasin ngadalë por me siguri forcën politike dhe pushtetin politik dhe kjo tani është thjesht e dukshme, nuk mund të fshihet, ata mund të përpiqen me deklarata të tilla, por në thelb ky është fillimi i fundit” – tha ai.