Plotë shtatë ndeshje janë zhvilluar në mëngjesin e sotëm në Ligën NBA.
Oklahoma City Thunder ka marrë një fitore spektakolare në shtëpinë e liderit aktual të Konferencës së Perëndimit, Minnesota Timberwolves.
Oklahoma triumfoi me pesë pikë avantazh, 97:102.
Pjesa e parë ishte e ngushtë, derisa fituesi u përcaktua në atë të dytin. Cerekun e tretë e fituan Timberwolves me 12 pikë, derisa atë të fundit Thunders me 14 pikë, për të arritur tek fitorja.
E i pandalshëm ishte Shai Gilgeous-Alexander me 33 pikë. Ai u ndihmua nga Williams me 20 pikë e Holmgren me 15 të tjera.
Te skuadra vendase më efikasit ishin Anthony Edwards dhe Karl-Anthony Towns me nga 19 pikë.
Përkundër disfatës, Minnesota vazhdojnë të jenë lider me bilanc 30 fitoreve dhe 12 disfatave, derisa OKC ndodhet në pozitën e dytë me një fitore më pak dhe një humbje më shumë.
Në takimet tjera u arritën këto rezultate:
Charlotte Hornets-Philadelphia 76ers 89:97
Washington Wizards-San Antonio Spurs 127:131
Atlanta Haëks-Cleveland Cavaliers 95:116
Neë York Knicks-Toronto Raptors 126:100
Chicago Bulls-Memphis Grizzlies 125:96
Houston Rockets-Utah Jazz 127:126
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...