OKB zbulon misterin, kush e ndaloi shkallën elektrike kur mbi të ishte Donald Trumpi - Gazeta Express
string(83) "okb-zbulon-misterin-kush-e-ndaloi-shkallen-elektrike-kur-mbi-te-ishte-donald-trumpi"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 6:48

OKB zbulon misterin, kush e ndaloi shkallën elektrike kur mbi të ishte Donald Trumpi

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 6:48

Organizata e Kombeve të Bashkuara beson se ka zgjidhur misterin e ndalimit të papritur të një shkalle lëvizëse të martën, menjëherë pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, hipi mbi të. Siç shkruan Reuters, dyshohet se kameramani i tij mund të ketë aktivizuar aksidentalisht një mekanizëm sigurie.

Sjellim ndërmend se Trump bëri shaka për incidentin gjatë fjalimit të tij para liderëve botërorë më herët atë ditë, pasi edhe teleprompteri nuk funksionoi.

“Këto janë dy gjërat që mora nga Kombet e Bashkuara, një shkallë lëvizëse të keqe dhe një teleprompter të keq,” tha ai përpara 193 vendeve anëtare, duke shkaktuar disa të qeshura në sallë.

Megjithatë, sekretarja për shtypin e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, nuk e mori aq lehtë.

“Nëse dikush në OKB e ndaloi qëllimisht shkallën lëvizëse në momentin që presidenti dhe Zonja e Parë po ngjiteshin, ai person duhet të pushohet menjëherë nga puna dhe të hetohet,” shkroi ajo në platformën X pas incidentit.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha se të dhënat nga njësia qendrore e përpunimit të shkallës lëvizëse treguan se “ajo ishte ndalur pasi ishte aktivizuar një mekanizëm sigurie i ndërtuar në pjesën e sipërme të shkallës.”

Ai sqaroi se kameramani i Trump po lëvizte mbrapsht mbi shkallë për të filmuar mbërritjen e tij bashkë me Zonjën e Parë, Melania Trump.

“Kameramani mund të ketë aktivizuar aksidentalisht funksionin e sigurisë,” tha Dujarric në një deklaratë. “Ky mekanizëm është krijuar për të parandaluar që njerëzit ose objektet të kapen apo të tërhiqen në sistemin e ingranazheve.”