OKB thotë se një punëtor u vra në Gaza ndërsa rifillojnë sulmet ajrore izraelite - Gazeta Express
string(80) "okb-thote-se-nje-punetor-u-vra-ne-gaza-ndersa-rifillojne-sulmet-ajrore-izraelite"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 22:55

OKB thotë se një punëtor u vra në Gaza ndërsa rifillojnë sulmet ajrore izraelite

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 22:55

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka thënë se një nga punëtorët e saj është vrarë dhe të tjerë janë plagosur pasi një kompleks në Gaza u dëmtua të mërkurën, duke shtuar se rrethanat e incidentit mbeten të paqarta.

Ministria e shëndetësisë e territorit palestinez të drejtuar nga Hamasi fajësoi një sulm izraelit dhe tha se pesë punëtorë të huaj të plagosur rëndë kishin mbërritur në spital. Ushtria izraelite mohoi të ketë sulmuar kompleksin e OKB-së në Deir al-Balah, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Kjo vjen pasi Izraeli tha se po rifillonte luftimet në Gaza pas një armëpushimi dy mujor – duke nisur një valë sulmesh që vranë më shumë se 400 njerëz, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës.

Të martën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte “rifilluar luftimet me forcë të plotë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement