Trupi i mbështetur nga OKB, “Integrated Food Security Phase Classification” (IPC), ka lëshuar një alarm duke thënë se “skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”.
Në një vlerësim të fundit, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara thuhet se:
“Provat në rritje tregojnë se uria e përhapur, kequshqyerja dhe sëmundjet po çojnë në një rritje të vdekjeve të lidhura me mungesën e ushqimit. Të dhënat më të fundit tregojnë se pragjet e urisë janë arritur për konsum ushqimor në shumicën e Rripit të Gazës dhe për kequshqyerjen akute në qytetin e Gazës.”
IPC – një nismë globale e agjencive të OKB-së, organizatave humanitare dhe qeverive për të identifikuar kushte urie – kishte paralajmëruar në maj se popullsia e Gazës prej rreth 2.1 milionë palestinezësh ishte në “rrezik kritik” nga uria dhe po përballej me “nivele ekstreme të pasigurisë ushqimore”.
Alarmi i fundit nuk përbën një shpallje zyrtare të urisë në Gaza, por IPC thotë se do të kryejë një analizë të mëtejshme “pa vonesë”.
Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe...