string(75) "okb-paralajmeron-14000-foshnje-ne-rrezik-jete-ne-gaza-duhet-ndihme-urgjente"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 10:23

OKB paralajmëron: 14,000 foshnje në rrezik jete në Gaza, duhet ndihmë urgjente

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 10:23

Nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për çështjet humanitare Tom Fletcher, ka thënë se nëse nuk dërgohet më shumë ndihmë në Gaza, brenda 48 orëve mund të vdesin 14,000 foshnje.

Duke folur për BBC-në, Fletcher ka deklaruar se edhe pse, pesë kamionë ndihme kanë hyrë në Gaza të hënën, ajo është vetëm “një pikë në oqean”. Ai ka shtuar se edhe pse ka kamionë që kanë kaluar kufirin, ata ende nuk kanë arritur te komunitetet që kanë nevojë. Sipas Fletcher në ata kamionë ndodhen “ushqime për foshnja”.

I pyetur nga BBC se si ka arritur të nxjerr shifrën prej 14,000 foshnja, Fletcher ka thënë se, organizata ka “ekipe të forta në terren”, duke shtuar edhe se “shumë nga ta janë vrarë”.

Tutje Fletcher ka thënë se synimin për ditën e sotme është të futen rreth 100 kamionë në Gaza, duke shtuar se “Rripi i Gazës duhet të përmbytet nga ndihma humanitare”.

Ndërkohë, në përgjigjje të një deklaratë të përbashkët nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja që i kërkoi Izraelit të ndryshojë qasje, Fletcher e quajti këtë vetëm “fjalë të forta”, duke shtuar se “prova e vërtetë” është nëse OKB do të mund të dërgojë më shumë ndihma.