OKB-ja do ta ndihmojë Libanin me 50 mijë tonë miell - Gazeta Express
string(51) "okb-ja-do-ta-ndihmoje-libanin-me-50-mije-tone-miell"

OKB-ja do ta ndihmojë Libanin me 50 mijë tonë miell

Gazeta Express

11/08/2020 8:49

Sipas një raporti të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare, të publikuar të martën, Programi Botëror i Ushqimit do t’i dërgojë 50 mijë tonë miell gruri në Liban pas krizës së shkaktuar nga shpërthimi masiv i javës së kaluar.

Agjencia Reuters raportoi të premten se qeveria e Libanit nuk kishte mbajtur rezerva strategjike të ushqimit para sulmit të fuqishëm në port dhe të gjitha rezervat private në depon e vetme të drithit u shkatërruan nga shpërthimi.

Lexo Edhe:

Në raportin e Kombeve të Bashkuara thuhet se mielli do të dërgohet për ta stabilizuar furnizimin në nivel kombëtar dhe për t’u siguruar se vendi nuk do të përballet me mungesë të ushqimit, transmeton Gazeta Express.

Rezervat e tanishme të miellit në Liban vlerësohet se i plotësojnë nevojat e tregut vetëm për gjashtë javët e ardhshme.

“Një dërgesë fillestare prej 17,500 tonësh pritet të arrijë në Bejrut në dhjetë ditët e ardhshme për t’i furnizuar furrat për një muaj”, thuhet në këtë raport.

Rreth 200 persona vdiqën dhe gjashtë mijë të tjerë u lënduan nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në portin e Bejrutit të martën e kaluar.