Milani ka nisur të bëjë ndryshime në afatin kalimtar të janarit.
“Rossoneri” e kanë dhënë në formë huazimi sulmuesin Noah Okafor.
Gazetari sportiv dhe eksperti i transfereve, Fabrizio Romano raporton se sulmuesi zviceran e ka marrë rrugën drejt Gjermanisë, ku prej sot pritet të bëhet lojtar i ri RB Leipzig, përcjell “Gazeta Express”.
Okafor do të përfundojë në klubin nga Bundesliga në formë huazimi për 1 milion euro, ndërsa Leipzigu e ka mundësinë e blerjes definitive të kartonit të futbollistit për 25-28 milionë euro, por që gjermanët s’e kanë të obliguar blerjen e lojtarin.
Duke e parë konkurrencën e ashpër, Okafor nuk mundi të depërtonte në ekipin e Milanit dhe kështu do të përfundojë në Leipzig, ku do të ketë mundësi më të mëdha për të luajtur në vazhdimësi.
24 vjeçari e ka shënuar një gol në Serie A në këtë sezon, ndërsa i ka bërë edhe dy asistime, një në kampionatin italian dhe një në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/