“Oj Fitore t’u gëzoftë zemra, që naj shtine shllafin mrena”, Valon Syla ironizon me deklaratën e Pacollit - Gazeta Express
string(100) "oj-fitore-tu-gezofte-zemra-qe-naj-shtine-shllafin-mrena-valon-syla-ironizon-me-deklaraten-e-pacollit"

“Oj Fitore t’u gëzoftë zemra, që naj shtine shllafin mrena”, Valon Syla ironizon me deklaratën e Pacollit

Gazeta Express

05/07/2022 21:20

Duke folur për deklaratën e djeshme të deputetes së VV-së, Fitore Pacolli për instalimin e një fontane në Kuvend, ku deputetët do të pinin ujë me grushte, analisti Valon Syla ka thënë se nuk beson që ajo nuk e di dallimin mes kroit e fontanës.

Ai ka ironizuar me deklaratën e saj.

Lexo Edhe:

Syla ka thënë se deklarata e saj i përngjan gëzimit të disa personave në një fshat të Prishtinës, ku i këndohej instalimit të ujit brenda shtëpisë.

“Këta e dinë fort mirë, fontanë e kru… Kjo i përngjan instalimit të ujit për herë të parë në një katun të Prishtinës…. sikur me thënë oj Fitore t’u gëzoftë zemra që naj shtine shllafin mrena”, ka thënë Syla.

Në emisionin Pressing, analistët po diskutojnë gafat e politikanëve ndër vite, edhe nëpër situata kur çështjet janë serioze. /GazetaExpress