Oh sa e bukur. Oh sa Shqipëri. - Gazeta Express
string(31) "oh-sa-e-bukur-oh-sa-shqiperi-al"

Oh sa e bukur. Oh sa Shqipëri.

Arte

Gazeta Express

03/10/2024 13:53

Nuk kemi shpesh sesione fotografike nga ky cep i Ballkanit. Wall Street Journal Magazine sapo publikoi një foto-editorial të madh, të bukur nga Shqipëria, me Rina Metën nga Prishtina si Producente Kreative. Po ju sjellim edhe rrefimin e inspiruar nga ky foto album, prej faqes Suzanne.

Një grua e bukur është e veshur me Louis Vuitton, Hermès, Prada, Celine, Maison Margiela, Row, Isabel Marant, Chanel, Bottega Veneta, Vivienne Westwood, Ralph Lauren, Harley Davidson, Chloé, Coach, Gucci, Michael Kors, Giorgio Armani, Loewe, Miu Miu, Akris…

Lexo Edhe:

Por ajo po drejton një motor të vjetër terreni nga kryeqyteti i Tiranës drejt jugut të Shqipërisë. Ajo është e fortë, e pamëshirshme. Dhe peizazhi është spektakolar. I ashpër. Lindor. Perëndimor. Dhe gjithashtu njëfarësoj “Wild West” i vërtetë.

Ajo takon këngëtarë popullorë dhe vallëzon me ta, t’u pirë raki me ta, dhe mahnitet nga pamja e Vunos së vetmuar dhe Porto Palermos së pasur me histori.

Ajo endet rreth mbetjeve të botës së vjetër të thyer, me fabrika komuniste të rrënuara, ajo noton në detin e thellë ngjyrë azure pranë kështjellave që strehuan princa heroikë dhe pashallarë hedonistë.

Dielli gjithmonë ose lind ose perëndon, është një botë e përhershme në mes motesh e historishë, në një skenë që na kujton betejat e vjetra midis perëndive të shpresës dhe dëshpërimit, duke sjellë në pah themelet njerëzore.

Në të vërtetë, ajo po udhëton përgjatë gjeografive më bazike njerëzore, përpara se njerëzit – në shumës – të merrnin nën kontroll natyrën.

Gruaja ngjit rrugët e maleve të papërballueshme, në rrugë të vjetra të pamposhtura, me një shpirt të pathyeshëm.

Ajo është në Shqipëri.

Është një histori e çmendur dhe tani është publikuar në Wall Street Journal Magazine. Por këto vende, këto pika, këto thesare të fshehura të Shqipërisë u zbuluan nga kërkuesja e shpirtrave dhe vendeve, arkivistja e dashurisë dhe pasionit, Rina Meta së bashku me Amantia Pezën nga Shqipëria. Rina ishte Producentja Kreative, dhe ajo gjithashtu bëri kërkimin e lokacioneve dhe zbulimin e tyre me Amantian.

E pyetëm se si e realizuan këtë, dhe Rina tha: “Të punosh në këtë projekt përkrah një ekipi të madh dhe një fotografi të jashtëzakonshëm, në kulmin e verës, me temperatura që arrinin 40 gradë në Shqipëri, u bëra tejet e vetëdijshme se kjo ishte hera e parë që Shqipëria po shihej përmes një lenteje mega të sofistikuar mode. Duke e parë muaj më vonë, jam shumë e lumtur që është përkthyer në një editorial jashtëzakonisht të bukur.”

Ne nuk kemi të drejtat për këto foto, por hidhni një sy gjithë historisë, e realizuar me shumë pasion nga një ekip yjesh: fotografi Josh Colins; modelja është Bibi Breslin, moda nga Anastasia Barbieri, flokët nga Cim Mahony, grimi nga Satoko Watanabe, dhe natyrisht Rina jonë si producentja kreative dhe Anima Pictures dhe Amantia Peza si shtëpia lokale e prodhimit.

LINKU i artikullit të plotë: https://open.substack.com/pub/suzannepodcast/p/oh-so-pretty-oh-so-cool-oh-so-albania