Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se togeri i FSK’së Qendrim Imeraj ka diplomuar në SHBA.
“Toger Qendrim Imeraj ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerët e Këmbësorisë në Shkollën e Këmbësorisë “Manoeuvre Center of Excellence” në Fort Benning, Georgia, ShBA.”
Maqedonci ka thënë se Imeraj është dekoruar student i dalluar me çmimin “Distinguished Honor Graduate”.
“Toger Imeraj për shkak të rezultateve të larta të treguara gjatë trajnimit u dekoruar student i dalluar me çmimin “Distinguished Honor Graduate”. Ky çmim ndahet për studentët që arrin rezultate të larta në të gjithë komponentët e kursit. Ky sukses përfaqëson jo vetëm përkushtimin personal të Toger Imeraj, por edhe profesionalizmin dhe cilësinë e lartë të oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët po arrin suksese në nivel ndërkombëtar.”